“Masakra e Lushnjes”, Haxhiu në gjykatë/ Apelon vendimin e dënimit me burg përjetë

schedule13:09 - 9 Tetor, 2024

schedule 13:09 - 9 Tetor, 2024

Laert Haxhiu ka apeluar vendiimin e dënimit me burg përjetë.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca në gjykatë ka filluar.

I konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend dhe në të njëjtën kohë nga më të kërkuarit gjatë viteve të fundit Laert Haxhiu tashmë përballet me drejtësinë shqiptare.

Ai u ndalua në Greqi në maj të vitit të kaluar, pasi ishte në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2016-të në qytetin e Lushnjës për të cilën ishte dënuar me 18 vite burg.

Bëhet fjalë për plagosjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares i njohur edhe si kreu i bandës së Lushnjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!