Masakra e këshilltarëve në Shën Pjetër/ Dëshmia tronditëse e të mbijetuarit të vetëm, Kico Mici

schedule20:20 - 23 Nëntor, 2024

schedule 20:20 - 23 Nëntor, 2024

Për këshilltarët e Shën Pjetrit në Fier, nuk u bë ndonjë këngë apo film. Megjithatë, historia e tyre ka frymëzuar banorët e zonës, ndërsa ky lapidar dhe dëshmia e të mbijetuarit të masakrës, Kiço Mici, botuar nga familjarët, janë prova të një ngjarje tronditëse.

Për studiuesin Maks Zarka, ngjarja në Shën Pjetër ishte e rëndë dhe e paprecedentë, pasi viktimat ishin civilë, në shtëpitë e tyre dhe të paarmatosur.

Ngjarja është ndoshta më e dokumentuar se shumë të tjera që ndodhën gjatë luftës së dytë botërore në Myzeqe. Todi Mici shpëtoi mrekullisht, megjithëse me gjashtë plumba në trup, falë ndërhyrjes së një mjeku dhe kujdesit të një infermieri, të dy shtetas italianë të strehuar në fshatin Pojan.

Heroi i gjallë siç e quajtën më vonë banorët e zonës, jetoi gjatë, aq sa për të rrëfyer me detaje ngjarjen të pasardhësit e tij.

Bashkë me tronditjen e një ngjarje si ajo e 13 nëntorit 1943 në Shën Pjetër, përkujtohet edhe akti human I mjekut Frigieri Ambrogio dhe infermierit Skolaro. Ata mbetën në Pojan, pas kapitullimit të Italisë, të fshehur në një ng shtëpitë e fshatit. Pas ngjarjes në Shën Pjetër, i shpëtuan jetën Kiço Micit.

Masakra e fshatit Shën Pjetër është dëshmi e përplasjeve të forta mes dy grupimeve të mëdha që u pozicionuan përballë pushtimit nazist në vend. Ngjarje të rënda si kjo në Shën Pjetër sipas studiuesit Maksi Zarka ndodhën sepse duke qenë në terren fushor, kundërshtarët politikë gjendeshin dhe vriteshin më lehtë.

Në 13 nëntor në Shën Pjetër të Fierit u vranë Todi Mici kryetar i këshillit nacional çlirimtar, Xoxi Rrapi, Naun Kërri, Miti Papa dhe Lili Stavre  korrieri 14 vjeç. Kiço Mici mbeti gjallë megjithëse me gjashtë plumba në trup. Burime të tjera historike thonë se ngjarja ishte e paplanifikuar dhe se autorët e saj nuk kishin urdhër për të vrarë, por t’i detyronin këshilltarët të hiqnin dorë nga mbështetja për ushtrinë nacionalçlirimtare./abcnews.al