Masakra e Charlie Hebdo, arrestohet ideatori i atentatit në Xhibuti

schedule11:15 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 11:15 - 21 Dhjetor, 2018

Është arrestuar në Xhibuti, 36 vjeçari Peter Sherif i dyshuar si ideatori kryesor i masakrës në redaksinë e gazetës satirike Sharli Hebdo. Tashmë ai ndodhet në duart e policisë franceze.

Xhihadisti francez Peter Sherif, i dyshuar si ideator i atentatit në redaksinë e gazetës satirike Sharli Hebdo në janar të 2015-s në Paris, u arrestua në Xhibuti dhe tashmë ndodhet në duart e policisë franceze. Lajmi është konfirmuar nga e përjavshmja franceze Marian e cila citon burime të qeverisë. 36 vjeçari ishte mik i vëllezërve Kuashi, autorë të masakrës në redaksi I njohur dhe me emrin Abu Hamza, në arrati që nga viti 2011, Sherif ishte një nga terroristët më të kërkuar në botë.

Me precdentë të lehtë penalë, Sherif ka luftuar në Irak në fillim të vitit 2000. I dënuar nga irakienët në vitin 2006 ai u arratis para se të arrestohej sërish dhe ti dorëzohej autoriteteve franceze. I lënë i lirë në pritje të procesit gjyqësor ai arriti të zhdukej ditën e fundit të procesit të tij në janar të 2011-s. Pasi arriti në Jemen ai u bë pjesë e rradhëve të Al Kaedës ku u bashkua me një nga vëllezërit Kuashi, Said.

Sipas policisë, Peter Sherif është një nga ideatorët dhe urdhëruesit pra protagonist kryesor i masakrës së Sharli Hebdo. Ai ka pasur kontakte dhe me Amedi Kulibali, autor i sulmit në supermarketin për hebrenj në Paris, dy ditë më pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!