Masakra e Buches, kryebashkiaku: Një në dhjetë qytetarë u pushkatua nga rusët, nuk patën mëshirë për asnjë

schedule13:48 - 11 Prill, 2022

schedule 13:48 - 11 Prill, 2022

Kryebashkiaku i Buches në Ukrainë, Anatoli Fedoruk në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka bërë me dije se një në dhjetë qytetarë janë qëlluar dhe ekzekutuar në mënyrë cinike nga rusët.

Fedoruk ka bërë me dije se forcat ruse kanë qëlluar dhe mbi një makinë që po evakuonte civilë, duke mos pasur mëshirë as për gratë shtatzëna.

Unë isha fshehur në një shtëpi private në kryqëzimin e Lekacacisca dhe Shevchenko dhe kam parë ekzekutimin e një makine plot me njerëz që përpiqeshin të evakuoheshin. Ata ishin civilë, të cilët po përpiqeshin të lëviznin drejt Kievit. Ata ishin në rrugën e arratisjes. Rusët qëlluan në makinë dhe një burrë që ishte brenda iu lut të mos vriste gruan e tij shtatzënë, por ata qëlluan me gjakftohtësi dhe e vranë atë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është përpjekur që të japë më shumë detaje rreth masakrës së ndodhur në Bucha nga pushtimi rus.

“Ishte shumë e rrezikshme për civilët të dilnin në rrugë, veçanërisht në rrugët kryesore të qytetit ku ishin vendosur kolonat e trupave. Rusët qëlluan drejt makinave, njerëzve në këmbë dhe atyre që lëviznin me biçikletë“, ka thënë ai.

Ndër të tjera kryebashkiaku bën me dije se menjëherë sapo janë larguar trupat ruse nga vendi ai ka dalë nga vendi ku fshihej.

“Isha 700 metra larg administratës komunale, kalova parkun, rrugën, arrita në komunë dhe më pas u regjistrova nje video. Pas një muaji pushtim, ky ishte një lajm i mirë, largimi i tyre por askushnukmund të besonte masakrën e lënë pas’, që sipas tij e ka kuptuar më vonë.

Gjithashtu kryebashkiaku ka deklaruar se nga 5300 qytetarë që ishin në rajon, tashmë janë më pak se 3 mijë, por sipas tij ato nuk do të dorëzohen dhe do të rindërtojnë gjithçka dhe pse e kanë të pamundur rikthimin e jetëve të humbura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!