Masakër në Tajlandë, ushtari sulmon qendren tregtare, vret 20 njerëz: “Jam kaq i lodhur”

schedule17:48 - 8 Shkurt, 2020

schedule 17:48 - 8 Shkurt, 2020

20 viktima është bilanci i fundit nga sulmi i armatosur në një qendër tregtare në Tajlandë. Një ushtar i armatosur ka qëlluar mbi njerëzit e pafajshëm dhe gjithë veprimet e tij i publikonte direkt në  në Facebook.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se reshteri Jakrapant Toma, ka hapur zjarr në qendren tregtare “Terminal 21” në Korat, në verilindje të vendit, duke vrarë shumë persona.

Autori i masakrës publikoi në profilin e tij në Facebook fotografi dhe video të atentatit, por faqja tij u bllokua në një kohë të shpejtë.

Para se të sulmonte në qendrën tregtare ai kishte qëlluar ndaj komandantit të tij, dhe disa ushtarëve në një bazë ushtarake. Më pas ai mori një automjet ushtarak dhe u drejtua pët në qendrën tregtare. Gjatë rrugës ai ka qëlluar ndaj kalimtarëve dhe sapo mbërriti në vendngjarje, qëlloi këdo që i dilte para.

Në profilin e tij në Facebook në postimin e tij të fundit ai shkruante “Jam kaq i lodhur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!