Masakër në SHBA, e pushojnë nga puna, hakmerret duke vrarë 5 ish kolegët

schedule09:49 - 16 Shkurt, 2019

schedule 09:49 - 16 Shkurt, 2019

Pesë viktima dhe pesë agjentë policie të plagosur është bilanci i tragjedisë së radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ish i punësuar në fabrikë qëlloi kundër pesë ish-kolegëve të tij dhe më pas u ekzekutua nga policia.

Një ish i punësuar në një fabrikë që prodhon valvula, Henry Pratt Company, ka hapur zjarr në vendin e punës në Aurorë, një qytezë me 200 mijë banorë në periferi të Çikagos. Bilanci tragjik flet për pesë viktima dhe për pesë agjentë policie të plagosur.

Viktima e gjashtë është personi që hapi zjarr, Geri Martin, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi pasditen e të premtes, sipas dëshmitarëve autori i vrasjeve kishte qenë i punësuar prej 15 vitesh në fabrikë. Por dy javë më parë ai ishte pushuar nga puna dhe kishte premtuar hakmarrje.

Kryebashkiaku i qytezës e konsideroi të turpshëm faktin se këto tragjedi tashmë janë bërë një fenomen I shpeshtë për shoqërinë amerikane.

Ngjarja në fabrikë, vjen një ditë para përvjetorit të tragjedisë së Parklend, në Florida, ku një 19 vjecar Nikolas Kruz, vrau 17 studentë brenda një gjimnazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!