Masakër në Rusi, burri vret 5 persona se bënin zhurmë

schedule11:30 - 6 Prill, 2020

schedule 11:30 - 6 Prill, 2020

Një rus qëlloi për vdekje pesë persona pasi po bënin shumë zhurmë jashtë gjatë kohës së izolimit nga koronavirusi.

Anton Franchikov, 31 vjeç, vrau pesë vetë pas konflikteve verbale mes tij dhe komshinjëve, shkruan Metro.

Ai qëlloi tre persona në rrugë jashtë shtëpisë së tij në Yelatma, një vendbanim në rajonin e Ryazan me popullsi prej 3.100, para se të vraponte në katin e poshtëm për të qëlluar dy të tjerët ndërsa kërkonin të fshiheshin në banesën e tyre. Ai është ndaluar nga policia ndërsa bashkëshortja e tij, një mjeke po merret në pyetje edhe nga Komiteti Rus i Hetimit.

Kreu i administratës lokale, Grigory Danilov tha për median lokale: ‘Ky ishte një konflikt midis fqinjëve që u shndërrua në një sulm fatal.

“Ata paten debate dhe përfundoi  në 5 viktima.

‘Java e dytë e karantinës ka ndikuar keq tek disa persona duke i shkaktuar gjendje psikologjike të rënduar”,tha Danilov./abcnews.al