Masakër në qendër të Meksikos, muzikantët “mariachi” ekzekutojnë 3 persona

schedule20:55 - 15 Shtator, 2018

schedule 20:55 - 15 Shtator, 2018

Sheshi kryesor i kryeqytetit të Meksikës, që është dhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuara, është bërë vend i një masakre. Tre persona të veshur si muzikantët popullore “mariaçi” kanë hapur zjarr duke ekzekutuar tre persona.

Persona të armatosur me pushkë dhe pistoleta ekzekutuan tre persona dhe plagosën shtatë të tjerë në Qytetin e Meksikos, në një nga sheshet më të frekuentuara nga turistët. Policia lokale bëri me dije se autorët e sulmit të armatosur ishin të veshur si mariaçi, siç njihen muzikantët vendas. Pas disa vite imunitet nga dhuna e kriminalitetit që ka pllakosur Meksikën, kryeqyteti i saj ka patur një intensifikim të vrasjeve, frenimi i të cilave do të jetë një nga problemet kryesore me të cilat do të përballet pushteti i ardhshëm lokal. Autoritetet policore kanë saktësuar se ngjarja ndodhi në sheshin Garibalti, një destinacion i njohur turistik i mbushur me bare e kafene ku këndojnë muzikantët tradicionalë. Në momentin e sulmit viktimat ndodheshin në një restorant dhe agjentët kanë gjetur pranë tyre mbi 60 gëzhoja plumbash. Ndonëse autorët nuk janë identifikuar ende, policia fajëson për rritjen e kriminalitetit grupet e dhunshme që kërkojnë të kontrollojnë shitjen e drogës dhe gjobëvëniet. Dhe në fakt, sheshi Garibaldi ndodhet në kufi me një nga lagjet më të dhunshme të kryeqytetit meksikan, Tepito, bastion i bandës La Union, që po kërkon të imponohet me anë të dhunës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!