Masakër në Ishujt Faroe, deti ngjyroset me gjakun e 1428 delfinëve të vrarë për traditë

schedule15:47 - 14 Shtator, 2021

schedule 15:47 - 14 Shtator, 2021

Një tjetër masakër e madhe ndodhi në Ishujt Faroe si pjesë e zakonit të përgjakshëm të Grindadrap , i cili daton në shekullin e 9 -të, kur vikingët filluan të vendosen në ishujt e Atlantikut të Veriut.

Këtë vit, “gjuetarët” në Ishujt Faroe therën 1,428 delfinë gjatë fundjavës, në një nga masakrat më të mëdha të tilla në histori, duke “lyer” detin të kuq me gjakun e gjitarëve të rreshtuar në plazh. Konkretisht, anijet e peshkimit i çuan delfinët e Atlantikut në bregun e Skálafjørður , ku burrat i prisnin me grepa, thika dhe shtiza.

Grindadrap mbetet ende legale në Evropën Perëndimore dhe sipas ligjit të Ishujve Faroe, banorët gjithashtu mund të “gjuajnë” lloje të veçanta të balenave dhe delfinëve. Mishi dhe yndyra nga gjitarët e therur detarë përdoren për të përgatitur ushqim.

Masakra e këtij viti është masakra më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Ishujt Faroe, duke shkaktuar reagime nga grupet dhe aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në fakt, bamirësia mjedisore “Sea Shepherd” tha se këto masakra kanë rezultuar në vdekjen e më shumë se 8,000 balenave dhe delfinëve në dekadën e fundit.

“Asnjë nga gjuetitë e mëparshme nuk mund të krahasohet me atë që ndodhi këtë fundjavë,” tha Shoqëria Blue Planet./abcnews.al/