Katër vëllezër të vegjël u vranë mbrëmjen e së hënës nga persona të armatosur që goditën me plumba shtëpinë e një familjeje në Guayaquil, porti më i madh në Ekuador , i rrënuar nga krimi.
Një zëdhënës i policisë tha se tre fëmijë, të moshës 3, 5 dhe 7 vjeç, dhe një foshnjë pesë muajshe u vranë në sulm. Prindërit e tyre kanë mbetur të plagosur dhe nëna ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Por personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar. Policia beson se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën u gjetën më pas eksploziv dhe është e lidhur me një bandë kriminale.
Por personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar. Policia beson se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën u gjetën më pas eksploziv dhe është e lidhur me një bandë kriminale./abcnews.al