Masakër në bashki/ Vritet kryebashkiaku, babai i tij dhe 15 të tjerë

schedule08:58 - 6 Tetor, 2022

schedule 08:58 - 6 Tetor, 2022

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin e Totalapan, Meksikë, shkruan BBC.

Sulmi u ndërmor nga një grup i maskuar, ndërkohë që motivet mendohet të lidhen me trafikun e drogës. Mes viktimave është dhe kryetari i Bashkisë, Conrad Mendoza dhe babai i tij, i cili gjithashtu më herët kishte drejtuar bashkinë e qytetit.

San Miguel Totolapan është një qytezë e largët në Tierra Caliente, e cila është një nga zonat më me konflikte të Meksikës, për shkak të bandave të shumta të drogës.

Në vitin 2016, vendasit të lodhur me rrëmbimet nga banda lokale “Los Tequileros” rrëmbyen nënën e shefit të saj për të nxitur lirimin e të tjerëve. Grupe të ndryshme luftojnë për kontrollin e rrugëve të kalimit të  drogës në veri përgjatë korridorit të Paqësorit.

Pak para sulmit, anëtarët e dyshuar të Los Tequileros publikuan një video në rrjetet sociale duke njoftuar kthimin e tij në rajon, ku ata kishin luftuar kundër një bandë rivale të drogës.

Grupi kriminal shkatërroi Guerreron midis 2015 dhe 2017 dhe ishte i njohur për kërcënimin e kryebashkiakëve të rajonit, derisa lideri i tij Raybel Jacobo de Almonte u vra.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!