Masa të reja Covid nga 1 shkurti, afati i certifikatës së vaksinimit 6 muaj në Itali

schedule14:17 - 31 Janar, 2022

schedule 14:17 - 31 Janar, 2022

Italia duke filluar nga 1 shkurti do të fusë në fuqi masa të reja. Mediat vendase bëjnë me dije se duke filluar nga e marta do të ndryshojnë dhe rregullat për Green pass-in dhe të pavaksinuarit.

Autoritetet italiane theksojnë se kohëzgjatja e certifikatës së gjelbër do të reduktohet nga 9 në 6 muaj. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me këtë dokument pasi pa atë nuk do të lejohet hyrja në dyqane dhe në zyra të ndryshme të shërbimeve publike.

Gjithashtu një tjetër masë është ajo për të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç të cilët duhet të vaksinohen që ti shpëtojnë ndëshkimit. Nëse nuk vaksinohen 50 vjeçarët do të jenë të detyruar që të paguajnë gjobën prej 100 eurosh, dhe nga ndëshkimi përjashtohen vetëm personat që e kanë të pamundur të aplikojnë vaksinën.

Nga ky rregull do të përjashtohen vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, dyqanet me mjete higjenike dhe ushqim kafshësh, por që pronarët e objekteve duhet që  të sigurohen që ato të jenë me maskë dhe të mos konsumojnë asgjë brenda ambientit të tyre.

Ndërkohë me 15 shkurt pritet që masat sërish të ndryshojnë dhe të hyjë në fuqi “sipër Green pass”, për të gjithë punëtorët 50 vjeç dhe kushdo që nuk do të ketë një certifikatë vaksinimi do të paguajë gjobën 600 deri në 1500 euro.

Nga ana tjetër, ata që nuk paraqesin dokumentacionin do të konsiderohen si të pajustifikuar mungesë me pezullimin e pagës, por gjithsesi duke e mbajtur vendin e punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!