Masa kundër kronavirusit/ Shqipëria ndalon fluturimet për dhe nga Britania e Madhe

schedule12:37 - 16 Mars, 2020

schedule 12:37 - 16 Mars, 2020

Qeveria shqiptare në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, bën me dije se nga mesnata e sotme nuk do të ketë më asnjë fluturim me Britaninë e Madhe.

Përmes njjë njoftimi në rrjetet sociale Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 mars, ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë shënuar 51 raste të konfirmuara të prekur me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!