“Martuar” me librin/ Lexuesit që nuk ndahen asnjë ditë nga bibliotekat

schedule15:52 - 23 Prill, 2024

schedule 15:52 - 23 Prill, 2024

Vjen në bibliotekë  kur ajo hapet  e largohet  kur  mbyllet.  Fitim Çaushi nuk i ndahet librit prej  62 vitesh.  Ish  mësuesi i gjuhë- letërsisë  tregon se prej tij merr jo vetëm  njohuri,  por dhe qetësi  ditëve të  trazuara.

“Në çfarë ore vjen dhe kur ikën? Në tetë vij, e iki në tetë.

A bën ndonjë ditë pushim? Kur ka biblioteka e bëj pushim, por punoj në një lokal tjetër që ka internet.

Sa vjet u bë që nuk i ndahesh librit? Që në 1962 që në shkollë të mesme. Marre informacion, marr kënaqësi estetike,  lexo një poezi pasurohesh,  kalon hallet. Njoh kohën nga antikiteti deri më sot, dhe sot jeta duhet njohuri si manovrohet, si ecën zhvillimi i shoqërisë.”

Titujt e autorët  që ka kaluar në duar thotë se janë me qindra.  Mes tyre ka që iu është kthyer disa herë.

“Hygoi. Sa herë e ke lexuar Hygoin? Pesë herë,  “viti 93” dhe “Shën Mëria e Parisit””

Ndërsa për Qerim Ismailin  tre libra të lexuar  në muaj janë pak.  Që prej 2018 kur ka dalë në pension rreth tetë orë pesë ditë të javës  i kalon në bibliotekë.

“3 deri 5 libra në muaj, në librat teknikë  qëndroj më gjatë se punoj më laps në dorë, dhe në librin politik ashtu, ndërsa në librin  politiko- shoqëror eci pak më shpejt.

Nevoja për njohuri është e përjetshme, njeriu sa të jetë gjallë kërkon informacion, kërkon të japi informacion, në ato pak ambjente që takohemi,  takohem me shokë me miq, shkëmbëjmë mendime.”

Lexuesit besnikë në ditën botërore të librit  iu dërgojnë këtë  mesazh lexuesve më të rinj.

“Qëndroni pranë librit se nuk është  humbje kohe për ju, por është vetëm përfitm për jetën tuaj.”

“Sa më shumë të lexojnë. Pse? Kulturohen, por dhe pasurohen estetikisht.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!