Martinez shfaqet optimist: Lukaku po ecën mirë, jam i lumtur që e shoh të stërvitet sërish me grupin

schedule17:50 - 24 Nëntor, 2022

schedule 17:50 - 24 Nëntor, 2022

Në një intervistë ditën e sotme, trajneri i Belgjikës u shpreh tepër entuziast për rikthimin në stërvitjen me ekipin të sulmesit Romelu Lukaku.

“Sot ai u stërvit në grup, tani do të shohim se si do të reagojë trupi i tij. Unë nuk mendoj se ai është gati të fillojë nga fillimi kundër Marokut, por duket se po ecën mirë dhe jam i lumtur që e shoh përsëri në stërvitjen e ekipit.”,- u shpreh më tej tekniku i “djajve”.

Kujtojmë se shtatlarti belg, i cili aktivizohet me ekipin e Interit arriti të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në shtator, por duket se ardhja e tij në fushën e blertë duhet të priste fazën finale të Kupës së Botës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!