Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka folur për gatishmërinë e Lionel Messit për të shkëmbyer të gjitha trofetë e tij të mëdha individuale për fitoren e Argjentinës në Copa América.
“Është bukur të luash me të. Kjo është diçka që do të jem krenar t’ua them fëmijëve dhe nipërve të mi. Por e dini, kur jemi në një ekip, ai është vetëm njëri prej nesh. Ai është vetëm Leo. Kjo është arsyeja pse ky grup lojtarësh shkojnë kaq mirë. Ne e dimë dhe duhet të respektojmë gjithçka që ai ka arritur në futboll, dhe gjithçka që ai donte ishte të fitonte me kombëtaren.
Ai do të ndërronte të gjithë Topat e Artë me Kupën e Amerikës. E pashë ta thoshte këtë kur po ktheheshim në Argjentinë nga Brazili dhe ai mbante trofeun.
Ai tha: “Kjo është e vetmja gjë që doja në karrierën time futbollistike”. Dhe unë thashë: “Edhe unë”. Isha krenar për momentin që ndihmova në realizimin e ëndrrës së tij. Ai fitoi gjithçka në nivel klubi, por megjithatë i mungonte diçka”, tha për Goal Martinez. /G.D abcnews.al/