Martinez me superlativa për Lukakun: Shiriti i kapitenit e motivoi, jam krenar për të

schedule10:19 - 15 Tetor, 2020

schedule 10:19 - 15 Tetor, 2020

Kombëtarja e Belgjikës arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, me rezultatin 1-2 kundër Islandës në transfertë. Kjo fitore i dërgon të besuarit e Roberto Martinez në vendin e parë të grupit të dytë, me nëntë pikë në katër ndeshje.

Ashtu si në ndeshjen me Anglinë, edhe në ndeshjen e djeshme heroi për belgët ishte Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit arriti të shënonte dy gola, duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij. Pas ndeshjes tekniku Martinez foli me superlativa për bomberin, duke vlerësuar dhe një herë rolin e tij në ekip.

“Nuk është e lehtë të luash këtu. Fusha nuk ishte në kushte shumë të mira, por kjo nuk është aspak një justifikim për performancën tonë jo të mirë. Patëm një reagim të mirë pas ndeshjes me Anglinë. Jam krenar për Lukakun dhe çdokush duhet të jetë. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ndoshta shiriti i kapitenit e motivoi atë edhe më shumë”, mbyll spanjolli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!