Martin Biba, krah futbollit: Anormale të jesh kundër Ligjit të Sponsorizimit

schedule08:31 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 6 Tetor, 2020

“Debati këtu është MMA, miks”, thotë me shaka Martin Biba, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News. Presidenti i Federatës së Mundjes e ka me merak pjesën e Ligjit të Sponsorizimit. “E çuditshme është që edhe mediat nuk shkojnë nëpër federata. Duhet të shkojnë dhe të nxjerrin opinionin e specialistëve. Duhet investim në këtë pjesë: pra kohë televizive për federatat. Flitet për futbollin dhe është kënaqësi kur flitet me detaje për këtë sport. Është luks ta kemi ne për shumësportëshin.

Ne e përkrahim bojkotin e futbollit, pasi prej 30 vitesh kemi ardhur në këtë pikë. Ligji për Sportin i mirëfilltë është ai që lejon 30 për qind të tatimit të shkojë për sportin. Të jesh kundër kësaj nuk është normale. Kam dëgjuar kudo, edhe në studion tuaj që thonë si të bjerë buxheti.

Ne na duhen 3-4 vite për të bindur kompanitë që të japin nga pak në pak. Nëse arrihet te 30 për qindëshi do të jetë sukses, por do kohë. Asnjë federatë olimpike nuk është në gjendje të mbyllë garat pa pasur fatura nëpër shtypshkronja e gjera të ndryshme.

Ngelin në fund fatura të papaguara. Kur të shkosh te biznesi thotë a ke ndonjë hall për vete. Po dhashë për sportin më vijnë direkt tatimet të thonë. Këtu përzihen me urgjencë kampionët. Ku është serioziteti i këtij shteti apo i qeverive të këtij vendi?

Vit pas viti ka pasur tentativa për të bërë mendime të ligjit. Nisi në vitin 2017 dhe disa herë kemi kundërshtuar, bashke me FSHF-në. Kemi kundërshtuar njëzëri. I kemi thënë Fidel Yllit, “flet për sportin, por ky ligj nuk bën. Nuk ta hap asnjë biznes derën, pa i thënë që është miratuar ligji i sponsorizimit”. Atëherë kishte prioritete të tjera, ishin përmbytjet në Shkodër.

Kosovën e kemi afër, të na japin aq sa u japin atyre dhe u themi faleminderit. Le të vijnë të kontrollojnë çdo cent që japin. Arti dhe sport janë krenari të këtij vendi. Ka dashakeqësi, mos të them ndonjë fjalë më të rëndë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!