Martesë nën sulmet e bombave, festa e trishtë e dy të rinjve në Gaza

schedule13:22 - 25 Shkurt, 2024

schedule 13:22 - 25 Shkurt, 2024

Ibrahim dhe Narmin Abed më në fund vendosën të festojnë dasmën e tyre pavarësisht bombave. Çifti, i detyruar të braktiste shtëpinë e tyre në qytetin verior të Gazës, kërkuan strehim në shkollën UNRËA në Deir al-Balah në jug, shkruajnë mediat e huaja.

Ata janë të martuar, por nuk kanë festuar kurrë.

“Ne kishim planifikuar ta bënim dasmën me festë por e shtymë për një muaj, pastaj për disa muaj të tjerë. Tani ata kanë vendosur të bëjnë një festë edhe pse në mënyrë spartane sipas rrethanave të luftës”, tha nusja.

“Doja të bëja një dasmë të madhe, por nuk kemi para dhe ky është fati ynë, kështu është”,shpjegon Narmin. Pas ceremonisë së martesës, çifti i ri u drejtua drejt një makine që ishte bërë shtëpia e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!