“Martesa më e shkurtër në histori”, ndjekësit “kryqëzojnë” dhëndrin që i hodhi tortë nuses në fytyrë

schedule09:23 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:23 - 9 Nëntor, 2022

Reagime të ashpra ka shkaktuar sjellja e një dhëndri në dasmë, i cili mendoi se ishte qesharake t’i hidhte një tortë në fytyrë gruas së tij. Videoja, e publikuar në rrjetin social TikTok, ku shihet burri që hedh tortë në fytyrën e nuses është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta negative.

Të shumtë janë ata që e akuzojnë dhëndrin për agresion. Videoja është postuar nga nusja , e cila megjithatë e ka parë si shaka. Në video shihet dhëndri duke ecur drejt tortës së dasmës, duke marrë një copë me duar dhe duke u kthyer nga gruaja e tij, e cila po përpiqet t’i largohet.

 

 

@jadekennedy_777 It’s official we’re mr and mrs price❤️🥰 he got me back for doing it to him good and propa🙈🤣 love my arsehole of a husband all the world🤣🥰❤️ #fyp #fypシ #married #couplecomedy #funny #marriedlife #wedding ♬ original sound – Jade kennedy

Gruaja ka tentuar të çaktivizojë komentet në video, por edhe një përdorues tjetër ka postuar pamjet, duke shprehur tronditje nga sjellja e dhëndrit. “Do ta divorcoja menjëherë!”, ka shkruar një përdoruese. “Shumë agresiv, do ta nxirrte jashtë”, “Jo… kjo do të ishte martesa më e shkurtër në histori”, tha një tjetër. /abcnews.al