Marshimi për Ukrainën, ambasadorja e BE në Tiranë: E impresionuar nga solidariteti, Shqipëria ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë

schedule12:59 - 24 Shkurt, 2023

schedule 12:59 - 24 Shkurt, 2023

Një figurat pjesëmarrëse në marshimin për Ukrainën në Tiranë në kuadër të përvjetorit të luftës ka qenë edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann.

Ajo  fillimisht u shpreh e impresionuar nga solidariteti i treguar dhe më pas shtoi se ajo çka po tregon Ukraina është një frymëzim për të gjithë ne.

Ambasadorja po ashtu vlerësoi Shqipërinë si një anëtare e Këshillit të Sigurimit ku ka mbështetur fuqismisht sanksionet ndaj Rusisë.

“Së pari më lejoni të them se sa e impresionuar jampër të gjithë këtë solidaritet.

Fjalët e para të mija për ju  Volodymyr, sepse ju si ambasador i Ukrainës, jeni përfaqësuesi i popullit tuaj dhe unë sot këtu përfaqësoj BE dhe si e tillë dua t’ju them diçka, ushtarët tuaj, populli, institucionet, të gjithë jeni burim frymëzimi për ne.

Për shumë u gabuan dy herë. Ne refuzuam të shihnim Rusinë deri fund Rusinë për atë që është në të vërtetë. Ishte dhe është anëtar i përhershëm anëtar i Këshillit të Sigurisë që haptazi ka shkelur të drejtë ndërkombëtare.

Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje agresioni të pastër dhe një shkelje e qartë e kartës së OKB-së, e shoqëruar me krime te tmerrshme lufte të kryera nga Rusia.

Por shumë u gabua edhe një herë të dytë duke ulur shanset e tuaja ushtarake pas 24 shkurtit, por ju nxorët gjithë këto gabim, pasi ju rezistuat dhe frymëzuat.

Këto fjalë të tjera dua t’ua them shqiptarëve, me ju ne kemi patur një shtet tjetër anëtar të BE në Këshillin e Sigurimit në vecanti sa i përket kësaj cështjeje duke mbështetur sanksionet kundër  Rusisë. Na keni treguar që sëbashku kemi një vizion për botën.

Fjalët e fundit janë për të gjithë ju, shtetet që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE, si Ukraina dhe Shqipëria së bashku me partnerët tanë në ndajmë të njëjtat vlera.”, tha ndër të tjera Hohmann.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!