Antonio Conte po zhvillon një punë fantastike tek Interi. Trajneri leçez mori drejtimin e zikaltërve në verë dhe ka arritur të dërgojë ekipin në krye të renditjes. Juventusi është aty afër, ka vetëm një pikë më pak dhe gara për titull do të jetë e ashpër deri në fund.
Gjithsesi, Interi po shkëlqen në rezultate dhe fitorja e djeshme kundër Spal e ka futur Conten në historinë e klubit. Askush nuk ia kishte dalë për të fituar 12 ndeshje në 14-të javët e para të kampionatit me ekipin nga Milano.
Hera e fundit që Interi ndodhej në krye pas 14-të javëve të para ishte në vitin e tripletës, një sezon që sjell kujtime të paharrueshme për tifozët zikaltër. Objektivi momental është që ekipi ta mbyllë në krye këtë vit. Roma, Genoa dhe Fiorentina janë kundërshtarët e ardhshëm dhe Interi shpreson t’i kalojë me sukses këto sfida. /abcnews.al