Në ABC Live ka patur një debat të ndezur në lidhje me analizën e protestës kombëtare të 12 nëntorit. Me anë të një lidhje direkte analisti dhe gazetari i njohur Basir Çollaku ka shprehur opinionin e tij për protestën. Sipas tij ‘opozita është më e madhe se partitë që e drejtojnë atë dhe protesta e 12 nëntorit i vuri përpara përgjegjësisë dhe drejtuesit e opozitës shqiptare’. Për Çollakun mesazhet e të shtunës kishin të bënin me votën dhe forma demokratike e zgjedhjes është vota. Sipas tij shqiptarët dhanë mesazhe dhe qytetërimi dhe moderniteti, ndërkohë që një pjesë e madhe e shqiptarëve po protestojnë me gomone, në LaMansh.
Ndërkohë sipas publicistit Indrit Vokshi protesta e 12 nëntorit tregoi që protestët nuk iu bashkuan të gjithë qytetarët. Sipas tij ‘nëse do të kishte një indinjatë të madhe qytetare e cila do të përkthehej në protestë, qeveria e Edi Ramës nuk do të qëndronte 24 orë në pushtet’. Sipas tij, protestat nuk janë përkthyer në votë, ka pasur pakënaqësi të madhe ndaj Edi Ramës por kjo nuk përkthehet në votë për PD dhe ky vazhdon të mbetet problemi.
Për gazetarin dhe analistin Basir Çollaku, protesta ishte një protestë kundër dhe një votë ‘pro’.
‘Të gjithë janë ndryshuar nga vota ‘kundër’, jo vota ‘pro’, a votohet në Shqipëri, nëse do të votohej në Shqipëri, nuk do të kishim këtë kryeministër, këtu mbarojnë zgjedhjet të premten dhe të shtunën, është blerja e pushtetit, blerja e zgjedhjeve ka nisur, kanë filluar punësimet elektorale, këtë ushtri patronazhiste që është dhe kriminalizuar, gjimnazistë të emëruar te ujësjellësi, është një ushtri elektorale’ tha Çollaku.
Sipas tij, kryeministrin Rama e shqetëson më shumë një protestë paqësore sesa një protestë radikale.
Megjithatë debati vazhdoi me tone më të ndezura dhe Vokshi përmendi faktin që aktualisht kryeministri Edi Rama është shumë i gëzuar me konfigurimin që i ka ndodhur opozitës në Shqipëri dhe është shumë i qetë. Sipas tij një opozitë serioze duhet të heqë dorë nga ‘vjershat leniniste’.
/abcnews.al/