Marseille ka vendosur, Gattuso do të jetë trajneri i ri

schedule09:34 - 27 Shtator, 2023

schedule 09:34 - 27 Shtator, 2023

Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit francez të Marseille.

Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari i njohur Italian, Fabrizio Romano, i cili raporton se tekniku Italian dhe stafi i tij do të zbarkojnë ditën e së mërkurës në Marseille për të firmosur kontratën.

Dokumentet janë gati nga klubi dhe seanca e parë stërvitore për të është skeduluar./h.ll/abcnews.al