Marrja e tepërt e proteinave mund të shkaktojë kancer

schedule15:01 - 11 Mars, 2021

schedule 15:01 - 11 Mars, 2021

Ka qindra njerëz që vuajnë nga pesha e tepërt. Ata vështirë se mund të bëjnë një jetë normale. Obeziteti gjithashtu shkakton gjendje të ndryshme shëndetësore që mund të jenë mjaft të rrezikshme. Njerëzit duan të heqin qafe peshën e tepërt, ata duan të jenë të shëndetshëm dhe elegantë .

Të gjithë e dimë që aktiviteti fizik dhe dieta e shëndetshme mund të zgjidhin problemet tona me peshën e tepërt. Njerëzit gjithashtu e dinë se ka elementë që janë thelbësor për të luftuar peshën e tepërt. Proteina është një prej tyre. Proteina ndihmon për të fituar masë muskulore dhe na siguron energji. Por, sipas studimeve, proteina shtesë mund të shkaktojë kancer, informon abcnews.al.

Është një fakt i njohur që mishi përmban sasi të larta të proteinave. Sipas studimit, adhuruesit e mishit kanë 74% më shumë gjasa të preken nga kanceri. Ata gjithashtu kanë rreziqe shumë më të larta për të pasur diabet. Edhe nëse marrja e proteinave është e moderuar, përsëri keni rreziqe më të larta për të pasur probleme të tilla shëndetësore.

Studimi thotë se, duhet konsumuar 0.8 gram proteina për 1 kilogram të peshës trupore. Sidoqoftë, ne po flasim për ato proteina që mund të merrni nga mishi dhe qumështi. Proteinat që njerëzit marrin nga bimët si fasulet, arrat, farat e ndryshme, disa drithëra, kungull i njomë dhe disa ushqime të tjera nuk rrisin rreziqet tuaja për të pasur probleme serioze shëndetësore, informon abcnews.al.

E vetmja gjë që mund të bëni është të kufizoni konsumin e proteinave, veçanërisht ato që gjenden në mish dhe qumësht. Mundohuni që këto produkte t’i konsumoni me sasi të reduktuar, që të qëndroni të shëndetshëm dhe të fortë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!