Marrin kthesë të papritur hetimet për vrasjen e Carolinës, Babisi në burg, por prokurorët s’janë të bindur

schedule14:13 - 4 Shtator, 2021

schedule 14:13 - 4 Shtator, 2021

Zhvillime të rendësishme priten këtë javë në lidhje me vrasjen e Carolinës nga bashkëshorti i saj Babis, në Glyka Nera të Greqisë.

Babi Anagnostopoulos është në qeli prej disa muajsh, pasi pranoi krimin monstruoz, por kjo nuk i ka ndalur prokurorët që të vijojnë hetimet për të gjetur shkaqet e vërteta të këtij krimi.

Avokati i Babis këmbëngul se bëhet fjalë për një krim që ndodhi aty për aty, për shkak se çifti ishte grindur atë natë, por prokurorët kanë dyshime se në fakt gjithçka ishte e planifikuar dhe për të vërtetuar këtë javën në vijim pritet të marrin në dorë raportet mbi lëvizjet bankare të çiftit, telefonatat si edhe analizën e kamerave të sigurisë.

Këto sipas tyre do të vërtetojnë se Babis nuk e kreu krimin në gjaknxehtësi e sipër, por se e kishte planifikuar një gjë të tillë prej kohesh.

Carolina u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin dhe fillimisht ky i fundit tha se gjithçka ndodhi pasi çifti u sulmua nga disa grabitës që u futën në banesë. Prokurorët dyshuan që në fillim dhe vijuan hetimet duke nxjerrë prova, të cilat konfirmonin se vrasjen e kishte kryer pikërisht bashkëshorti.

Ata e arrestuan Babisin si të dyshuarin kryesor për vrasjen, ndërsa i riu pranoi para policëve se kishte qenë ai në të vërtetë personi që vrau bashkëshorten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!