Marrin fund “vuajtjet” e Brazilit, 5 herë kampionët e botës prezantojnë trajnerin e ri

schedule09:36 - 8 Janar, 2024

schedule 09:36 - 8 Janar, 2024

Pas refuzimit të teknikut Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që rinvoi kontratën e tij me “Galaktikët” e Real Madrid, Kombëtarja e Brazilit u hodh menjëherë në sulm për të gjetur një tjetër “strateg” për pankinën e 5 herë fituesve të Kupës së Botës dhe mesa duket pas shumë “vuajtjesh” e ka gjetur një të tillë.

Bëhet fjalë për 61-vjeccarin brazilian, Dorival Junior, me “veteranin” e trajningut, i cili sapo e mbylli kontratën e tij, me skuadrën e Sao Paulo nuk e mendoi 2 herë fetesën nga Konfederata Braziliane e Futbollit, duke zëvendësuar kështu teknikun e përkohshëm, Diniz në ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit 2026, si dhe në edicionin e këtij viti të Kupës së Amerikës.

Ndërkaq, kujtojmë se Dorival Junior është një trajner, i cili të gjithë karrierën e tij menaxheriale e ka kryer në Brazil, ku ka arritur të fitojë jo pak trofe prestigjiozë, duke filluar, që nga sezoni 2008-2009, ku fitoi titullin e Serie B, me skuadrën e Vasco de Gama, për të vazhduar me Recopa Sudamericana, në sezonin 2010-2011, me skuadrën e Internacinal, Copa Libertadores me skuadrën e Flamengo, në sezonin 2021-2022, si dhe ka fituar 3 herë Kupën e Brazilit, në sezonet 2009-2010, 2021-2022, 2022-2023, me skuadrat e Santos, Flamengo e Sao Paulo. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!