Marrëveshje Rusi-Ukrainë, shkëmbehen të burgosur dhe ushtarë

schedule15:06 - 31 Janar, 2024

schedule 15:06 - 31 Janar, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se 207 të burgosur janë kthyer në Ukrainë. Ndërkaq, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se secila palë ka marrë 195 ushtarë si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, shkruan Sky News.

Ky është shkëmbimi i parë i tillë që nga rrëzimi i një avioni transporti ushtarak rus javën e kaluar, për të cilin Moska thotë se transportonte 65 ushtarë ukrainas përpara një shkëmbimi të planifikuar.

Rusia pretendon se Ukraina e rrëzoi avionin dhe të gjithë 74 personat në bord u vranë.

Ukraina as nuk e ka konfirmuar as mohuar akuzën dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!