Marrëveshje kundër narkotrafikantëve/ Romë, ministri Balla takohet me drejtuesin e antimafias italiane

schedule13:08 - 14 Shkurt, 2024

schedule 13:08 - 14 Shkurt, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar takim në Romë me drejtuesin e antimafias italiane.

Në fokus te këtij takimi ishte bashkëpunimi mes dy palëve, ku është dakortësuar detajimi i një memarandumi mes Policisë Shqiptare dhe Prokurorive për evidentimin e grupeve kriminale që janë angazhuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Antimafia dhe Ministria e Brendshme kane rënë dakort për identifikimin e rrjeteve kriminale të drogës ku janë të përfshirë shqiptarë kryesisht nga Amerika Latine drejt Europës, me parimin e ndjekjes së parave ku investohen edhe në vende të tjera jo vetëm në Shqipëri.

“Eksperienca e antimafias do të bëhet edhe në Shqipëri për negocimin për ekstrdaimin e personave që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për të filluar sa më shpejt këto ekstradime edhe nga Amerika Latine dhe vende të tjera që nuk kemi marrëveshje. Do krijohet një hartë për grupet kriminale për t’i goditur. Është diskutuar edhe për antiterrorin  dhe luftën kundër krimeve kibernetike. Bashkëpunimi do të sjellë eksperiencën italiane dhe të antiterrotit italian në Shqipëri me ekspertizën që kanë dhe do i ofrohet edhe Shqipërisë.

Antimafia shqiptare do bashkëpunim rë drejtëperdrejtë me Shqipërinë. Do të detajohet në ditët në vijim. Fokusi kryesor është kundër trafikut të lëndëve narkotike. Mes të tjerash u diskutua dhe për parandalimin e drograve sintetike”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!