Marrëveshja ushtarake ‘zemëron’ Serbinë/ Dashevci: Marrëveshja ofron stabilitetin për sigurinë e rajonit

schedule17:36 - 20 Mars, 2025

schedule 17:36 - 20 Mars, 2025

Për ekspertin e sigurisë Arben Dashevci, marrëveshja trepalëshe është tepër pozitive dhe ofron siguri në rajon. Më tej ai vijoi duke thënë se kjo marrëveshje nuk kërcënon Serbinë përkundrazi tregon se siguria mund pasigurinë.

 “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për sigurinë duke marrë parasysh se cfarë ka kaluar rajoni. Teatrot, sabotimet dhe viktimizimet e Vuçiç jemi mësuar. Ka qenë ministër i propagandës. Përgjigja më e mirë ndaj Vuçiç është përgjigja e Plenkoviç ku u përgjigj se nuk do të pyes as Sebrinë dhe NATO-n për një marrëveshje paqësore ku askund nuk shkruan për kërcënim. Kjo marrëveshje kërcënime nuk ka, ka siguri dhe mbrojtje dhe duhet të ecim vetëm përpara sepse tregojnë që siguria mund pasigurinë.”

Dashevici u shpreh se Vuçiç ka problemet e brendshme politike për të cilat duhet të shqetësohet.

“Katër pikat janë të rëndësishme për këtë marrëveshje ku për gjithçka, ka një rrugë hyrëse për këtë marrëveshje për të bashkëpunuar edhe më shumë. Është tepër pozitive, kujt i konvenon më shumë se Kosovës që të jetë e sigurt. Duhet të ecim vetëm përpara, këto pakënaqësi dhe çudi të Serbisë nuk duhet të cuditemi sepse po i shohim problemet ekstreme të brendshme.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!