Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlament me dy dhoma/ Taulant Balla: Propozimi për Parlament me 100 deputetë u bë nga Rama në Asamble

schedule12:16 - 3 Nëntor, 2025

schedule 12:16 - 3 Nëntor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u përgjigj pyetjes nëse ka një marrëveshje për Senatin. Ai tha se gjatë Asamblesë së PS më 11 shtator, ka pasur një propozim nga vetë kryeministri Edi Rama që kishte të bënte me një Kuvend me 101 deputetë dhe jo me 140.

Por, sipas Ballës të gjitha këto propozime do të konkretizohen vetëm në komisionet e posaçme.

Nga Kryetari Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 shtator, janë prezantuar disa ide që lidhen me vizionin për Shqipërinë e vitit 2030 dhe për një reformë më të madhe të institucioneve. Ajo që është prezantuar më 11 shtator lidhet me një reformimi  që ja filluar me atë të komisioneve të Kuvendit dhe në një plan më të gjerë, me një propozim për një Kuvend me më pak anëtarë — jo më me 140, por me 101 deputetë.

Qëllimi nuk është thjesht çështje numrash, por rishikim i rolit të deputetit dhe i jetës parlamentare. Përfshihet këtu edhe një punë intensive që po bëhet prej muajsh, tashmë në fazën përfundimtare, për një ligj të ri për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Jemi institucioni i vetëm që, ndonëse ndodhet në majën e piramidës institucionale dhe rregullon me ligj të gjitha institucionet e tjera, nuk e ka rregulluar ende veten me një ligj të posaçëm.

Në këtë ligj do të përfshihen edhe dispozita nga ligje ekzistuese, si ai për statusin e deputetit. Siç kam theksuar edhe në një komunikim gjatë Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit me kolegët e Parlamentit Europian, se PS të gjitha këto propozime synojnë të adresohen nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Dhe tek Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, po përfitoj nga mundësia e këtij komunikimi publik që t’i drejtohem 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një javë më parë Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe atë të Reformës Territoriale. Ditën e enjte Kuvendi ka miratuar vetëm anëtarët që përfaqësojnë shumicën, ju lutem për shkak se këto komisione kanë paritet, dhe për shkak se në këto komisione kemi pranuar të gjitha kërkesat e opozitës, përfshirë edhe veton e bashkëkryetarit nga opozita. Të sjellin emrat për t’i miratuar ato ditën e enjte, nuk duhet humbur kohë as edhe një ditë. Kjo do të thotë se thirrja ime për dy bashkëkryetarët është që menjëherë pasi të kenë marrë detyrën, të mblidhen që ditën e premte dhe të fillojnë punën, përfshirë edhe të gjitha këto propozime. Ne, propozimet tona, siç thashë, propozimi i Kryetarit Rama për një Parlament me 101 anëtarë apo propozime të tjera të ngjashme, do t’ia dorëzojmë zyrtarisht komisionit.Deputeti apo përfaqësuesi i partisë që ju iu referuat është lutur t’i depozitojë ato në komisionin përkatës”, tha kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!