Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja për qeverinë e re në RMV, Thaçi: Shqiptarët, faktorë të vendimmarrjes e stabilitetit

schedule20:04 - 18 Gusht, 2020

schedule 20:04 - 18 Gusht, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM-së së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja e sotme përcakton emërimin e një kryeministri shqiptar për herë të parë në shtetin fqinj.

Lexo edhe: Marrëveshja për qeverisjen në Maqedoni, reagon Rama: Shqiptarët peshë të re në politikën e vendit fqinj

Në postimin e tij, Thaçi shkruan se partnerëve të koalicionit qeverisës u uron suksese “në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e marrëveshjejes me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.

Thaçi shkroi në një postim në llogarinë e tij në Facebook:

 “E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!