Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë do të aktivizohet.
Për këtë është rënë dakord mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviç gjatë një takimi një zgjati disa orë në Bruksel, nën drejtimin e emisarit europian për dialogun Peter Sorensen.
“Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin apo zbatimin e Marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv.”
Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, e cilësoi raundin e dialogut të 22 janarit si takimin që pritet të përshpejtoj të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur.
Ky komisioni i përbashkët për personat e pagjetur është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur nënshkruar më 2023.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Takimi i 22 janarit ishte i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit dhe vjen menjëhërë pas ndalesave së Sorensen ne Prishtinë dhe Beograd. / abcnews.al /


