Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi një komunikim për mediat.
Demokrati tha se procesi për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të jetë transparente dhe se kontrolli parlamentar është edhe në syrin e publikut.
“Qëllimi dy hetimeve është i ndryshëm. Është e vërtetë që në rastin e kontratës së sterilizimit ka hetime në vijim. Gjykata dhe Prokuroria ka konstatuar kontrata në konflikt interesi.
Nuk kam bërë ende axhendën si do funksionojnë. Sot jam para jush t’ju komunikoj se çfarë u diskutua. Ishte qëndrimi ynë për ta shpallur Reformën Zgjedhore si prioritet. Kam qenë pesimist, jo vetëm unë por edhe kolegët që përbërja ekzistuese e reformës zgjedhore ishte pengesa ndaj saj. Koha i dha të drejtë grupit parlamentar të PS.
Nuk ka pasur ndonjë ndryshim, kemi kërkuar hetim në sektorin e shëndetësisë dhe TIMS. Unë kam shprehur gatishmërinë që ditën e parë, ndërsa kolegët kanë reflektuar.
Kontrolli parlamentar është në sy të opinionit publik. Nuk e di çfarë po bën SPAK, nuk ka as
U zgjodhën këto dy kontrata pasi kishte të dhëna konkrete për të kryer një hetim parlamentar. Qëllimi i kërkesës së opozitës është mbrojtja e çdo qindarke të buxhetit të shtetit.“, tha Bardhi. /abcnews.al