Marrëveshja për emigrantët/ Kushtetuesja vazhdon shqyrtimin pas padisë së bërë nga opozita

schedule10:16 - 29 Janar, 2024

schedule 10:16 - 29 Janar, 2024

Gjykata Kushtetuese vijon të hënën seancën e radhës lidhur me shqyrtimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, të cilën opozita e cilëson si antikushtetuese. Gazetarja Erneta Shevroja raportoi se opozita kërkon që Kushtetuesja t’i drejtohet gjykatës së të drejtave të njeriut për një opinion.

“Seanca e sotme është e treta ku gjyqtarët kushtetues janë duke shqyrtuar kërkesën e opozitës për të shpallur antikushtetuese marrëveshjen. Opozitarët pretendojnë se marrëveshja nuk qëndron për shkak se është shkelur kushtetuta dhe të drejtat e njeriut. Është kërkuar traktati i marrëveshjes Shqipëri-Itali të ’95-ës. Opozita ka bërë disa komente lidhur me këtë dhe ka çuar një dokument tjetër që ka të bëjë me gjykatën e të drejtave të njeriut, që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet për një opinion”, raportoi gazetarja.

Kjo është seanca e tretë që po mban Kushtetuesja për këtë çështje ndërsa nuk pritet që të marrë një vendim sot. Kujtojmë që pak ditë më parë, parlamenti italian miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!