Marrëveshja PD-PL, Mediu flet në “Radar” për propozimin e tij për Reformën Zgjedhore: Partitë në koalicion të paraqesin listat e veta

schedule20:08 - 2 Nëntor, 2022

schedule 20:08 - 2 Nëntor, 2022

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur optimist për marrëdhëniet e tensionuara në Partinë Demokratike.

Ai tha se pret që të ketë mirëkuptim mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës.

Dje Grupi që mbështet Alibeajn njoftoi se do të garojë me kandidat të vetë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duke vulosur në këtë mënyrë përçarjen në PD.

I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ekranin e Abc, Mediu thotë se ka disa pika që mund të rregullohen në propozimin e Gazment Bardhit.

Më tej Mediu komentoi aleancën PL-PD. Mediu iu referua një ngërçi sipas tij për koalicionet.

Ai tha se koalicionet lejohen vetëm kur kanë një listë të përbashkët. Sipas tij një praktikë e tillë nuk është e drejtë, e për rrjedhojë ai ka propozuar në  Reformën Zgjedhore që çdo parti politike të paraqesë listën e vetë.

Kujtojmë se rreth 10 ditë më parë Partia Demokratike nënshkroi marrëveshje me Partinë e Lirisë për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 maj 2023./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!