Marrëveshja PD-PL, Berisha-Meta: Moment historik në zhvillimin politik në Shqipëri

schedule12:38 - 27 Tetor, 2022

schedule 12:38 - 27 Tetor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar moment historik firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe PL-së për zgjedhjet lokale.

Sipas tij miratimi i kësaj marrëveshjeje do të rikthejë demokracinë në bashkitë shqiptare të marra peng.

“Një moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë, këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurët të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për tu dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë që ata meritojnë , që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytin dhe moralin e tyre, dhe njëlloj për të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.

Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë. Për t’i dhënë Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar. Me fjalë të tjera për të arki8vuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, Erjon Velinë, i cili në çdo vend dhe shtet ligjor me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze dhe mashtrimet që ju ka bërë qytetarëve, në shndërrimin e Tiranës në një nga qytetet më të pista të botës të klasifikuar sëfundmi me ndërtimet me katet pa leje dhe me shtimin e popullatës, e ka çuar qytetin në vendin e 205-të me shërbimin më të keq shëndetësor. Erjon Veliaj të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët do të flasin për të gjitha këto, dhe do godasin direkt dhe Edi Ramën. Nuk mund të rri pa thënë dy fjalë dhe për parlamentin jodinjitoz të Tiranës, e kryetarja mund të quhet Rovina Hijeja, për të qytetarët nuk ekzistojnë. Ajo sikur është binjake me hijen, merr fund kjo”, tha Berisha.

Në të njëjtën linjë me Berishën ishte dhe meta duke e cilësuar marrëveshjen historike.

“Edhe unë do ta quaja historike këtë marrëveshje. Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë dhe përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ata që u delegon pushtetin dhe më pas abuzojnë me të”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!