Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja me SHBA-në dhe disiplinimi i ndërtimeve pas tërmetit, çfarë votoi sot Kuvendi

schedule19:09 - 7 Tetor, 2020

schedule 19:09 - 7 Tetor, 2020

Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar disa projektligje dhe vendime të rëndësishme. Nisur nga tërmeti që goditi vendin vitin e kaluar, qeveria miratoi një projektligj për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Sipas relacionit shoqërues, ky projektligj ka të bëjë me mbajtjen e një regjistri elektronik të profesionistëve të licencuar, që do të jetë një bazë të dhënash shtetërore që krijohet dhe administrohet nga ministria përgjegjëse për ndërtimin.

Gjithashtu regjistri elektronik i profesionistëve të licencuar ka si qëllim të regjistrojë të gjitha të dhënat parësore e dytësore për 2 profesionistët e licencuar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit.

Ngritja e një Komisioni Disiplinor, i cili është një organ ad hoc dhe mbështetet administrativisht nga ministria përgjegjëse për ndërtimin. Miratimi i rregullave më të hollësishme për skemën e kompensimit dhe funksionimin e Komisionit Disiplinor nga ministri përgjegjës për rindërtimin” thuhet në relacion.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ky ligj ka për qëllim të vërë para përgjegjësitë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pjesë e ligjit, do të jetë edhe lista e zezë, siç e quajti ministrja e cila do të rendisë projektuesit e godinave që do të gjenden me probleme nga një grup vrojtuesish.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm i miratuar është edhe ai për ratifikimin e memorandumit të bashkëpunimit me SHBA-në lidhur me përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët. Po ashtu u votua edhe emri i Mimoza Kaçit si anëtare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Rendi i ditës që u miratua sot në Kuvend
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar” miratohet me 87 vota pro, 12 kundër, 5 abstenim

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” miratohet me 89 vota pro, 12 kundër, 3 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët” miratohet me 99 vota pro, 5 kundër, asnjë abstenim

Projektvendim “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni” miratohet me 86 vota pro, 8 kundër, 9 abstenim

Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile” të ndryshuar” miratohet me 86 pro, 13 kundër, 5 abstenim/ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!