Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu reaguar pas firmosjes së marrëveshjes nga ana e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Haxhiu është shprehur se kryeministri i Kosovës, Avdullah “Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës”.
“E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.
Po ashtu, sipas Haxhiut, Liqeni i Ujmanit, është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
“Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!
E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.
Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen! ” s.b/abcnews.al/


