Marrëveshja e Prespës, Xhezairi: Prish imazhin e keq të Ballkanit

schedule20:30 - 28 Janar, 2019

schedule 20:30 - 28 Janar, 2019

Marrëveshja e Prespës tashmë e ratifikuar nga të dyja vendet, Greqi dhe Maqedonia mund të quhet historike. Për drejtorin e Klan Maqedonisë, Seladin Xhezairi, ky traktat prish imazhin e keq të Ballkanit e konsideruar si fuçi baruti. Ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Byro Politike” nga Tetova ku theksoi se merita për këtë marrëveshje historike ka edhe faktori shqiptar.

“Kam përshtypjen se pikërisht Marëveshja e Prespës sikur e prish atë imazhin e keq për rajonin si fuçi baruti dhe gjithnjë duke marrë parassysh se mosmarrëveshjet prej gati 3 dekadash për emrin kushtetues të Maqedonisë bënë që vendi të jetë rob i mohimit dhe i kundërshtimit të Athinës për integrimin e vendit. Do thosha, këtu është pritur si marrëveshje historike traktati mes dy vendeve, pikërisht për arsyet e sipërthëna. Marrëveshja e Prespës sikur i vë pikë dilemave sikur që kanë qenë të pranishme në qarqet e këtushme sidomos ato maqedonase.

Opozita e sotme VMRO-DPMNE e ka vënë vendin në këtë klub të tradhëtarëve sepse sipas saj me këtë marrëveshje preket identiteti i maqedonase, historia dhe kultura e ngritur mbase edhe teleshikuesit tuaj janë në dijeni e ngritur kryesisht pas Luftë së Dytë Botërore. Zaev e gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve për këtë hap tepër të guximshëm, pse jo dhe historik dhe në këtë rrafsh merita ka edhe elementi shqiptar këtu në Maqedoni”, tha ai.

Ndërkohë për të folur se ç’po ndodh në Greqi ishte në një lihdje të drejtpërdrejtë nga atje gazetari Robert Goro. Ai u shpreh se kjo marrëveshje ka qenë risk për Tsipras i cili mund të humbasë zgjedhjet për shkak të saj.

“Duhet thënë që ka qenë një risk shumë i madh për Tsipras. Ai mund të humbasë edhe zgjedhjet kurdo që bëhen. Duket se nga njëra anë Tsipras është i vendosur t’i shkojë deri në fund implementimit të marrëveshjes. Ky është një investim i madh për karrierën e tij politike. Edhe në planin ndërkombëtar fytyra e tij ka marrë një shkëlqim tjetër. Këto tre ditë që kanë kaluar pas miratimit të marrëveshjes është fashitur disi reagimi. Kemi sulme ndaj deputetëve që votuan në favor të marrëveshjes. Ka qenë një atmosferë jashtëzakonisht e elektrizuar. Edhe këtu ka qenë atmosfera politike, reagimet kanë qenë të njëjta me ato në Maqedonai. Aq sa Tsipras përdori si argumenta faktin që opozita greke akuzonte qeverinë e këtushme me të njëjta akuza që akuzonte VMRO qeverinë e Maqedonisë. Mitsotaqis ka deklaruar se Greqia mund ta bllokojë integrimin e Maqedonisë në BE. Por kjo ska lidhje me emrin. Ajo mund të përdorë të drejtën e vetos kur të shqyrtojë kapitujt”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!