Marrëveshja e ekstradimit, Nasip Naço te “Siguria”: Lajm i keq për “skifterët” shqiptarë

schedule10:33 - 9 Shkurt, 2022

schedule 10:33 - 9 Shkurt, 2022

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutua sot marrëveshja për ekstradimet mes Shqipërisë dhe Spanjës. Pavarësisht kritikave kjo marrëveshje mori edhe votat e deputetëve të opozitës.

Ndërkaq, kryetari i komisionit Nasip Naço e cilësoi si një lajm të keq për “skifterët” shqiptarë, siç tha ai. Sipas tij me këtë marrëveshje Shqipëria tregon se nuk mund të bëhet strehë e krimit.

“Është një lajm i keq për skifterët shqiptarë që janë në Spanjë. I them skifterë për ta kuptuar edhe qytetarët se me miratimin e kësaj marrëveshje nëse kryejnë një vepër penale dhe strehohem në Shqipëri me këtë marrëveshje do të ekstradohen në Spanjë. Qeveria tregon një vullnet të qartë se do ta luftojë krimin dhe do të japë një mesazh se Shqipëria nuk do të bëhet strehë e krimit”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!