Marrëveshja e Detit të Zi, Erdogan: Do të bisedoj me Putinin dhe Zelenskyn

schedule11:23 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 11:23 - 9 Dhjetor, 2022

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të premten se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky  për të forcuar marrëveshjen e grurit të mbështetur nga OKB-ja.

Lajmi është bërë i ditur nga Erdogan gjatë fjalimit të tij në një konferencë në Stamboll, ku mori pjesë edhe Zelensky. Rikujtojmë se deri më tani ka shkuar në 20 numri i anijeve që po presin në Detin e Zi për të kaluar përmes ngushticës së Bosforit në Mesdhe.

Gjithashtu tetë cisterna po presin të kalojnë përmes ngushticës së Dardaneleve në Mesdhe, nga nëntë një ditë më parë, duke e çuar në 28 numrin total të cisternave që presin të nisen në jug.

Në një telefonatë të mërkurën, Sekretari i Thesarit të SHBA-së Wally Adeyemo i tha zëvendësministrit të Jashtëm turk Sedat Onal se kufiri vlen vetëm për naftën ruse dhe nuk kërkon kontrolle shtesë për anijet që kalojnë nëpër ujërat territoriale turke.

/abcnews.al