Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do të vizitojë Kinën këtë muaj i shoqëruar nga një delegacion prej 240 përfaqësuesish të biznesit, përfshirë 90 nga sektori i bujqësisë, tha sot një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme.
Sekretari i Promovimit të Tregtisë Daniel Fernandez tha gjatë një konference për shtyp se të gjitha ministritë do të udhëtojnë në Pekin dhe Shangai nga 26 deri më 30 mars.
Sekretari i ministrisë për Azinë, Paqësorin dhe Rusinë, Eduardo Samboia, tha se Brazili shpreson të diversifikojë marrëdhëniet e tij tregtare me Kinën, klienti më i madh për eksportet e Brazilit, kryesisht sojë dhe mineral hekuri.
/abcnews.al