Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëdhëniet post-BREXIT, May takon Juncker në Bruksel

schedule22:21 - 21 Nëntor, 2018

schedule 22:21 - 21 Nëntor, 2018

Kryeministrja britanike Thereza Mej udhëtoi të mërkurën drejt Brukselit, për të diskutuar mbi marrëdhëniet që Mbretëria e Bashkuar do të ketë me BE-në pas finalizimit të Breksit. Burime diplomatike europiane deklaruan se takimi ka qenë pozitiv, por marrëveshja mes palëve është ende larg.

Kryeministrja britanike Thereza Mej u takua të mërkurën në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në lidhje me fatin e marrëdhënieve tregtare mes Britanisë dhe BE-së pas finalizimit të Breksit. Mej dhe Junker qëndruan kokë më kokë për 1 orë e gjysmë dhe në përfundim të takimit, një zëdhënës i Komisionit deklaroi se bisedimet kishin qenë pozitive, por marrëveshja mes palëve është ende larg. Sipas zëdhënësit, Mej dhe Junker po punojnë për përcaktimin e detajeve të detyrimeve që Mbretëria e Bashkuar duhet të përmbushë pas divorcit me kontinentin e vjetër. Kur mungojnë 4 muaj nga largimi i Britanisë, Mej po punon për të arritur një marrëveshje që të votohet të dielën në samitin e liderëve europianë.

Diplomatë europianë kanë deklaruar në kushte anonimati se paralajmërimi i kancelares gjermane Angela Merkel, se nuk do të ndjekë samitin nëse gjatë punimeve do të ketë vetëm negociata ka trembur aktorët e përfshirë. Burimet janë shprehur se deri në fundjavë ka shanse që akordi të arrihet, por çështja që rrezikon të kthehet në pengesë është ajo e Gjibraltarit. “Kjo po që është një çështje e vështirë”, kanë deklaruar diplomatët. Kryeministri spanjoll Pedro Sançez kërkoi të mërkurën garanci se e ardhmja e territorit të kontestuar britanik të Gjibraltarit duhet të zgjidhet në bisedime direkte mes Londrës dhe Madridit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!