‘Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA, të luhatura’/ Haliti: Me ardhjen e Trump, presioni do të jetë më konkret

schedule21:28 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 21:28 - 16 Dhjetor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Xhavit Haliti foli për ‘360 gradë’ lidhur me shtetin e Kosovës dhe raportin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, marrëdhëniet mes qeverisë së Albin Kurtit dhe SHBA kanë qenë te luhatura. Haliti u shpreh se me ardhjen e administratës Trump, presioni do të jetë më konkret.

Unë mendoj që marrëdheniet janë të shkëlqyera, por marrëdhëniet e qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit janë të luhatura për shkak të vendimeve të tij refuzuese për të bashkëpunuar, për të filluar procesin normal që Kosova ka obligimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Do varet shumë sesi do ndërtohet politika e Trump në raport me Kosovën. Ashtu siç qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë e përgatitur të bashkëpunoj me një administratë që ka pasur një proces në Kosovë dhe tani që po rikthehet besoj që presioni do jetë më konkret. Nuk e besoj që ata do të presin derisa ne të pajtohemi në tërësi. Mendoj që shkopi dhe karota do përdoren që në start.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!