Marrëdhënie seksuale dhe dhunë fizike ndaj një shtetaseje, një i arrestuar në Pogradec

schedule11:26 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:26 - 1 Nëntor, 2021

Një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj të rriturve.

Policia bën me dije se shtetasi M. K., banues në një fshat të Njësisë Administrative Proptisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit M. K., banues në një fshat të Njësisë Administrative Proptisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!