Të dielën, Cristiano Ronaldo u deklarua edhe një herë me zë të lartë para ndeshjes me West Ham, ai iu afrua ekspertëve të Sky Sports dhe përshëndeti të gjithë përveç Gary Neville. Portugezi e injoroi qëllimisht ish-shokun e skuadrës pasi Neville foli negativisht për të.
Kujtojmë, Neville tha se United duken më të fortë pa Ronaldon. Rio Ferdinand beson se marrëdhënia mes Cristiano dhe Neville definitivisht nuk do të rivendoset së shpejti.
“Nuk mendoj se Ronaldo do të pranojë një telefonatë nga Neville. Duke e njohur Cristianon, marrëdhënia e tyre u zhduk.
Nëse do të isha Ronaldo, do të kisha vepruar ndryshe, do të isha ngjitur dhe do të thosha: “Fol shumë, shihemi më vonë”, dhe më pas do të largohesha. Vetëm një goditje e vogël.
E kuptoj pse njerëzit thonë se ai nuk duhej ta bënte këtë, por nga këndvështrimi i një lojtari, asnjë lojtar nuk është i lumtur të kritikohet nga një ekspert”, tha Ferdinand. /G.D abcnews.al/