Marquez një përbindësh, Honda kampione në MotoGP

schedule09:34 - 20 Tetor, 2019

schedule 09:34 - 20 Tetor, 2019

Marc Marquez nuk ka rivalë dhe fiton “Çmimin e Madh të Japonisë:. Piloti spanjoll ishte favorit, pasi e nisi i pari garën dhe deri në fund nuk e lëshoi kreun. Për të ishte fitorja e dhjetë në këtë sezon, që konfirmohet si kampion, ndërkohë që matematikisht edhe Honda ia ka dalë të shpallet kampionë në garën për konstruktorë, për të 25-n herë.

Renditja për konstruktorë në MOTOGP

Garë mjaft e mirë edhe nga Fabio Quartararo, i cili u desh të mjaftohej me vendin e dytë, i ndjekur nga Andrea Dovizioso. Ky i fundit nga vendi i shtatë u rendit në fund në vendin e tretë, një rezultat i mirë për italianin.

Në një moment ai tentoi të kapte edhe Quartararon dhe i kishte mundësitë. Zhgënjen sërish Valentino Rossi. “Doktori” u tërhoq nga gara disa xhiro nga fundi, pasi bëri një gabim që e nxori jashtë piste. /abcnews.al

Renditja në Çmimin e Madh të Japonisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!