Marotta vlerëson shanset e Interit për të mbajtur Lukakun

schedule20:08 - 13 Maj, 2023

schedule 20:08 - 13 Maj, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka zbuluar mendimet e tij për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Sulmuesi i huazuar nga Chelsea do të kthehet në klubin londinez në fund të sezonit nëse Interi ende nuk bie dakord për një rihuazim ose blerje të belgut.

“Nuk e di se cilat janë qëllimet e Chelsea, kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Nëse caktojnë një person që ka nevojë për Lukakun, atëherë ai do rikthehet në Londër. Romelu është një lojtar i madh, por ai nuk na përket neve.

Shanset për ta mbajtur Lukakun në skuadër për sezonin e ardhshëm? Unë do ta vlerësoja probabilitetin me 6 nga 10”, citon fjalët e Marotta Football Italia. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!