“Rinovimi me Lautaron? Ne jemi në një pikë të mirë, ashtu si edhe me të tjerët. Nga kjo pikëpamje nuk kemi probleme të mëdha,” përfundon Beppe Marotta, duke konfirmuar dritën jeshile për zgjatjen e kontratës me sulmuesin argjentinas, që i skadon kontrata aktuale më 30 qershor 2023.
Ditët e fundit, lojtari dhe klubi kanë arritur një marrëveshje me një pagë për 6 milion eurosh plus bonuset për 5 vjet. Gjithçka është e kryer, tani pritet vetëm njoftimi zyrtar.
Marcelo Brozovic është lojtari tjetër për të cilin po punohet për rinovimin e kontratës e cila i përfundon në fund të sezonit. Babai i mesfushorit dhe agjenti do të takohen me klubin në ditët në vijim.
Radha më pas është për Nicola Barella, i cili ka një kontratë deri më 30 qerhor 2024, por që Interi dëshiron ta mbyllë sa më shprejt të jetë e mundur. /abcneës.al/